Policia ka kryer disa shoqërime pas sherrit me disa të lënduar në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Advertisements
Mes tyre është edhe Xhelal Rraja, i cili është një nga personat që është përfshirë në konflikt dhe mësohet se është administrator i një guroreje. Xhelal Rraja është vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Advertisements
Jashar Maja dhe Bilbil Maja kanë mbetur të plagosur pas një konflikti i cili degradoi deri në përdorimin e sendeve të forta.
Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr.,
i cili sipas Policisë ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit.
Personat e dëmtuar kanë pretenduar se kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në shtëpitë e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar Xhelal Rraja dhe P. Rraja, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rraja, dhe K. Rraja, të përfshirë në këtë konflikt.