Qeveria ka shtyrë pas zgjedhjeve të 14 majit plotësimin e premtimit për rritjen e pagave të administratës publike.
Advertisements
Disa ditë para zgjedhjeve Kryeministri Rama premtoi rritje pagash brenda muajit prill, por ministrja e Financave Ibrahimaj tha këtë të martë se besonte që pagat do rriteshin brenda muajit Maj.
Advertisements
“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua t’ju them se specialistëve më të ulët nga 49 mijë lek në 81 mijë lekë”- ka thënë Rama më 7 prill të këtij viti.
Edhe pse nuk ka një arsye zyrtare të shtyrjes së afatit të premtuar nga vetë Kryeministri, ministrja e financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e pr.ligjit për hierarkinë e pagave që u bllokua para disa ditësh nga deputetët e të dy krahëve politikë në komisionin e ekonomisë.
“Me miratimin e këtij ligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill sic ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj.Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”, ka thënë Ibrahimaj.
Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet ndër të tjera, që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj.