I jepte makinës me shpejtësi dhe nuk kapej nga policia, kjo është ideja gjeniale e 32-vjeçarit

by author

Gjeniale mund të quhet ajo që një shtetas turk kishte menduar për t’iu shpëtuar gjobave të policisë, për shkak të shpejtësisë së lartë.

Advertisements

32-vjeçari, i identifikuar si Can Y, kishte menduar që të bënte një ndryshim në targën e makinës së tij.

Advertisements

Pikërisht në momentin kur policia bën kontrollin fizik, kupton se 32-vjeçari e kishte vendosur targën me mënteshë.

Në momentin që shpejtësia rritej, targa ngrihej dhe kamerat nuk mund ta fiksonin.

Mashtrimi i shoferit ka zgjatur muaj me radhë, por që erdhi koha dhe u zbulua.

Paralajmërimi që ai ka marrë, përveç gjobës prej 410 lirash është se do t’i hiqet përgjithmonë dhe patenta.

TË NGJASHME