Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi është qëlluar me thikë dhe rrahur me shkopinj.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Athinës, ku i riu shqiptar është vrarë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani, raportojnë mediet greke.
Advertisements
Ky i fundit së bashku me dy shokë të tij e kanë rrahur me shkopinj dhe më pas e kanë qëlluar me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
I plagosuri është transportuar për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mund dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Autoritetet greke kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e sotme janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.