I nxehti afrikan ‘përvëlon’ vendin, sot temperaturat pritet të arrijnë deri në…

by author

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Advertisements

Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C

në zonat e ulëta 18 deri 40°C

në zonat bregdetare 21 deri 37°C

TË NGJASHME