I nxehti ekstrem, këtë javë temperaturat mbi 40 gradë, paralajmërojnë mjekët: Kujdes problemet me…

by author

Kjo javë do të jetë shumë e nxehtë dhe këtë gjë e konfirmoi dje edhe Lajda Porja nga Meteolab. Temperaturat që të rriten akoma më shumë nga dita e nesërme duke bërë që të premten te jenë akoma më të lara, mbi 40 gradë.

Advertisements

Madje nuk do duken çudi edhe kur termometri të shënojë 42 gradë sikurse ka ndodhur në Kinë apo në Spanjë.

Advertisements

Por i nxehti padayshim që sjell edhe shumë dëme në shëndet, sidomos probleme që lidhen me zemrën ndaj të gjithë duhet të kenë kujdes. Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin po ashtu.

Në një ditë të nxehtë trupi qarkullon çdo minutë 2 deri në 4 herë më shumë gjak se në ditët e ftohta. Qarkullimi i tepërt i gjakut si një proçes për të ftohur trupin e bën zemrën të punojë disa herë më shumë se normalja. Ky sforcim i vazhdueshëm dhe për kohë të gjata mund të çojë në dobësim të zemrës dhe rrezik të atakut apo infarktit.

Më të rrezikuarit sigurisht janë personat që kanë pasur probleme të mëparshme me zemrën, sëmundje të diabetit apo presionit të lartë të gjakut.

Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë procese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet. Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin.

TË NGJASHME