“I nxehti përvëlues”/ Nxori tiganin në qendër të Athinës dhe bëri një omëletë (VIDEO)

by author

Në mënyrë të zgjuar, një përdorues i TikTok vendosi të përfitonte nga vapa, teksa qendra e Athinës po vlonte, nxori një tigan dhe bëri një omëletë.

Advertisements

Herë pas here shohim video të ndryshme, ku banorët e disa rajoneve të botës, për të vërtetuar se temperaturat janë mjaft të larta , nxjerrin një tigan në diell dhe skuqin një vezë.

Advertisements

Kështu bëri një përdorues i TikTok , i cili ngarkoi një video nga qendra e Athinës , duke bërë një omëletë me ndihmën e vapës. Siç shihet edhe në video, pasi e ka lyer tiganin me vaj, e ka lënë në diell për 10 minuta, që të nxehet. Më pas ai hodhi përbërësit dhe bëri një omëletë duke përdorur energjinë diellore.

Pavarësisht kësaj videoje argëtuese, është e mençur të theksohet fakti se sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit ishte gjysma e parë dhe nga e enjtja (20/7) një valë e re e të nxehtit do të arrijë në rajonin tonë, me një rritje të temperaturës deri në 40 gradë Celsius.

@greekgateway 🇬🇷☀️ Wow! Heatwave with +40°C temperatures fry’s eggs in Greece! Video by @Lida Maria #greece #greeksummer #greek #greektiktok #greekisland #greektiktok #hellas #greekislands #greeceislands #paros #naxos #crete #mykonos #santorini #santorinigreece #athens #thessaloniki #greekfeta #greekeggs #breakfast #heatwave ♬ original sound – GreekGateway ® 🇬🇷

“>Video

TË NGJASHME