I vrau motrën për hakmarrje, Vladimir Kurti tregon nga burgu nisjen e konfliktit me Dan Hutrën që përfundoi në tragjedi: Premtoi 2-3 mijë për të më goditur në…

by author

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit e ekzekutuar nga Dan Hutra në masakrën e Kamzës, ka folur nga burgu për marrëdhënien me Hutrën dhe nisjen e konfliktit që përfundoi në vrasjen e Etlevës.

Advertisements

Për “Uniko”, Kurti ka treguar se si u njoh me Hutrën dhe marrëdhëniet që ka pasur me të në fillim, kur Hutra u transferua në qelinë e tij.

Advertisements

Vladimir Kurti deklaron se Dan Hutra ka tentuar ta vrasë në qeli duke iu premtuar të burgosurve të tjerë shuma 2 mijë- 3 mijë euro me qëllim që të godisnin Vladimir.

Kurti pohon s enuk ka pasur konflikte me Hutrën, por pasi e ka larguar nga qelia Hutra ka krijuar konflikt.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ju jeni vëllai i Etleva Kurtit?

Vladimir Kurti: Po

Gazetari: Shtetases e cila mbeti e vrarë nga Dan Hutra?

Vladimir Kurti: Po

Gazetari: E para na lejoni t’iu shprehim ngushëllime për humbjen e motrës tuaj.

Vladimir Kurti: Rrofsh shumë faleminderit.

Gazetari: E dyta, a mund të na tregosh konkretisht në ç’rrethana e njeh ti Dan Hurën dhe cilat kanë qenë marrëdhëniet mes jush dhe më pas dalim te konfliktet.

Vladimir Kurti: Dan Hutrrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Edhe e kanë sjellë në dhomë pa dëshirën time pasi ai i pa të gjitha dhomat e sektorit nuk pranoi, kërkonte të hynte në dhomë tek unë.

Gazetari: Po përse kërkonte tek ty?

Vladimir Kurti: Nuk ndihem mirë me të tjerët thoshte dhe dua në dhomë me ty. Edhe kërkonte… nuk pranonte në dhomë me të tjerë.

Gazetari: E pranove pastaj?

Vladimir Kurti: Po edhe s’e pranove këtu, e fusin në dhomë daç refuzoje daç mos e refuzo.

Gazetari:Po ti nuk e ke refuzuar fillimisht?

Vladimir Kurti: Fillimisht po. Po pasi tha ka qenë në burg për një vrasje, aty e refuzova. Thashë nuk pranoj të rri në dhomë me të. Pastaj aty ndërhyri komanda, tha nuk pranon të hyjë në dhoma të tjera, me justifikimin që unë s’rri në dhomë me legena. Pastaj aty ka qëndruar 3 muaj në dhomë me mua.

Gazetari: Keni qenë në dhomë vetëm ju të dy?

Vladimir Kurti: Jo, kemi qenë 4 veta. Kanë qenë edhe dy të tjerë. Pastaj aty filloi me këto unë të ndihmoj unë të nxjerr nga burgu, kam një mik timin në spitalin e burgut, si e si të më afronte.

Gazetari: Si i keni pasur marrëdhëniet?

Vladimir Kurti: Marrëdhëniet mirë derisa fillojë të fliste.

Gazetari: A të ka folur ndonjëherë për nusen e tij Alketa Hysa dhe për faktin se përse kishte rënë në burg, ose ndonjëherë që ore do t’i vras ata të familjes Hysa?

Vladimir Kurti: Ai thoshte do vras me policinë, do vras këto, do vras ato. AI tërë ditën atë muhabet bënte, ndaj kërkova ta hiqja nga dhoma.

Gazetari: Jeni konfliktuar ndonjëherë fizikisht me njëri-tjetrin?

Vladimir Kurti: Jo asnjëherë, asnjëherë. I vetmi konflikt që ka pasur me mua ka qenë nga sporteli në sportel. E kam sharë, aq është e gjitha.

Gazetari: A të ka thënë ai ty ‘mbaje mend do të të marr një kokë njeriu, do të të vras një rob të afërt të familjes’?

Vladimir Kurti: Ai i ka paguar edhe këtu. Kanë 2-3 veta edhe këtu, i ka paguar i ka thënë godit Vladimirin. Këtu në burg ku ishte. Edhe ka ardhur vetë, ka thënë te dhoma atë natë që ka ndodhur ngjarja, ka ardhur ka thënë Vladimir mua më ka ofruar aq lekë për të të goditur ty. Nuk është ndarë me mua me konflikt ai. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur.

Gazetari: Sa lekë iu kishte premtuar këtyre personave, të burgosurve të tjerë për të të goditur ty?

Vladimir Kurti: Po kishte ofruar shuma 3 mijë euro, njërit i kishte thënë 2 mijë, 3 mijë euro.

TË NGJASHME