Laer Kurti është 32 vjeçari i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.
Advertisements
Siç u raportua edhe në njoftimin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, Kurtit iu kërkua nga efektivët që të ndalonte dhe t’u tregonte dokumentet e identifikimit, por ky i fundit ia ka mbathur me vrap derisa është kapur në rrugën “Don Bosko”.
Advertisements
Pasi u ndalua, gjatë shoqërimit n ë komisariat, i riu ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku më vonë është bërë i ditur lajmi për ndarjen e tij nga jeta.