Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka zgjedhur që jetën private ta bëjë shumë hermetike para syrit të publikut. Mirëpo, me 1 vjetorin e ditëlindjes së vajzës moderatorja zgjodhi të mos fshihej më duke na prezantuar me partnerin e saj.
Advertisements
Dyshja duken tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në krah mbajnë Sianën, vajzën e tyre. Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin nga mediat, pasi prej shumë kohësh po shijon një romancë me një biznesmen.
Advertisements
Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht të bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa përsa i përket aspektit profesional ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emsioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe siç është “T’ka mami yll” .
“>Video