Ish-drejtuesi i Policisë tregon provën e fortë që Vis Martinaj është gjallë: Është më e besueshme…

by author

Ish-drejtuesi i policisë Fatjon Softa ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt si dhe për kontrolline policisë në familjen e tij.

Advertisements

Në emisionin “Opinion”, Softa tha se për sa kohë nuk ka një kufomë, versioni se Martinaj është gjallë është më i besueshëm.

Advertisements

Sipas ish-drejtuesit të policisë, provat e gjetura në familjen e Martinajt mund të çojnë në gjyrmët e tij ose mund të zbulojnë krime të tjera.

“Për aq sa kohë që nuk ka kufomë fakti që mund të jetë gjallë është më e mundur.

Nga kontrolli në banesë janë gjetur armë e maska. Ai është një person që nuk është njeri i zakonshëm, ai ka patur mbështetje, financa, ka patur informacione dhe brenda strukturave të policisë.

Kontrolli në banesë është bërë për të, pasi mundësia e fshehjes së tij është më e mundshme, por dhe për të gjetur prova të reja dhe këto mund të çojnë të gjurmët e tij, por dhe për zbardhjen e krimeve të tjera”,-tha Softa.

TË NGJASHME