Ish-gruaja nuk e lejon të takojë dy fëmijët dhe e la se është invalid / 35-vjeçari: Mua më rr*hin cdo ditë se jam invalid dhe nuk ju bëj dot gjë

by author

Melsed Boni nga Lapardha e Beratit është 35 vjeç, baba i një djali 8 vjeç dhe një vajze 4 vjeç. Ai është invalid që në vitin 2005 pasi ka pësuar një aksident që e bën atë të pa aftë për punë.

Advertisements

Ai u martua para 9 vitesh dhe u bë me dy fëmijën. Ish-gruaja e tij para 2 vitesh vendosi të merrte fëmijët dhe të largohet nga shtëpia. Ajo nuk e lejon të shohë fëmijët dhe as t’i marr në shtëpi që të takojnë gjyshen.

Advertisements

Sa herë ka tentuar t’i takoj është dashur ndërhyrja e policisë edhe pse sipas vendimit të gjykatës mund t’i takoj 2 herë në muaj. Fëmijët vazhdimisht duan ta takojnë por ish-bashkëshortja nuk i lejon.

Ditën e sotme Melsedi ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Boni shprehet se nuk e di arsyen se pse i ka ikur gruaja nga shtëpia, pasi as nuk e ka dh unuar dhe as kër cë nuar.

Rrëfimi i 35-vjeçarit:

Në gusht bëra dy vite i ndarë. Iku vetë, erdhi e mori babai. Nuk e dimë se çfarë problemi pati. Babai i saj erdhi e tha nuk e lë më vajzën këtu. I thashë merre, se nuk kam çfarë të të them.

Nuk kemi pasur as debate dhe as probleme. Ajo iku vetë, mori dy fëmijët. Problemin e di vetëm ajo. Ne kemi qëndruar 9 vite të martuar. Mirë kemi kaluar, por tani nga fundi q ëlloi ky debati. Tani nxorën që është invalid dhe nuk e lënë më. Mua më pa, e pashë, u pëlqyem, pimë kafe. Bëmë edhe dy fëmijë.

Babai i saj erdhi e mori, e tani nxorën që jam invalid. Po ti e pe që në fillim se jam invalid, pse i bëre fëmijët. Nuk ka pasur dh unë. Unë u habita kur erdhi babai e mori.

Nuk më lë të takoj fëmijët, prej dy vitesh i shoh vetëm me praninë e policisë. Gjykata ka vendosur që fëmijët mund ti takoj dy herë në muaj. Fëmijët kanë dëshirë të vinë në shtëpi, i ka marrë malli për gjyshen. Fëmijët duan të më takojnë, qajnë kur më shohin.

Ajo ka marrë urdhër mbrojtje, por nuk e kam dh u nuar e as kërc ënuar asnjëherë. Mua më rr ahin se jam invalid, nuk rra h dot.

TË NGJASHME