Elio Hamiti, personi që shihni në foton e mëposhtme është 17-vjeçari i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Advertisements
17-vjeçari po shkonte në stacionin e autobusit, kur Bollano e përplasi me mjetin e tij tip “Benz”.
Advertisements
Ish-kryebashkiaku i Himarës ka deklaruar në polici se i riu është hedhur përpara makinës, por një version i tillë nuk i ka bindur ekspertët të cilët shoqëruan Bollanon në Komisariat.
Kujtojmë se 17-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës mbrëmjen e kaluar por për shkak të gjendjes tejet të rënduar humbi jetën në mesnatë.