Italianët vodhën çarçafët e hotelit në Sarandë, pronari i nxjerr videon

by author

Duket se incidentet me turistët italianë sapo kanë nisur ose publikimi i videos së turistëve italianë që largohen pa paguar u ka dhënë “zemër” pronarëve të lokaleve dhe hoteleve të shpalosin një anë të cilën ata e shohin çdo ditë kur janë në kontakt me të huajt.

Advertisements

Pas bujës së italianëve të cilët nuk paguan darkën në një restorant në Berat është publikuar një denoncim tjetër nga një hotel në Sarandë.

Advertisements

Denoncim i cili u publikua nga “Saranda Web” pas një mesazhi nga pronari i hotelit i cili shprehet se ka kapur turistët me çarçafë dhe sende të hotelit në çanta teksa largohen.

“Ju lutem publikojeni videon, shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku, kllëfi i jastëkut, çarçafi dhe nje peshqir.

I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jasteku, peshqiri dhe çarçafi, thanë nuk dimë gjë.

Një çantë e kishin marrë me vete, kur vajta dhe i thashë sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje, vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”.

TË NGJASHME