Një shofer 76-vjeçar në Itali, ka hyr brenda një lokali të mbushur me njerëz, duke plagosur 6 persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit.
Advertisements
Lokali në momentin e aksidentit ka qenë i mbushur me klientë dhe gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi makina i mori përpara.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur në Caltagirone. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore. I plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar do të mbetet ende nën vëzhgim.
Drejtuesi i makinës, 76-vjeçari me origjinë nga Caltagirone, por banues prej shumë kohësh në Milano, u denoncua në organet gjyqësore nga efektivët e policisë bashkiake që kanë në krye hetimin, për dëmtime të shkaktuara.
Ka të ngjarë që burri të jetë tradhtuar nga mosnjohja e mjetit, duke shtypur gazin në vend të frenave, duke përplasur makinën me klientët e lokalit.