Tirana do të shënojë 32 gradë celcius në ditën e sotme. Ndërkohë që rritja e tmperaturave pritet në të gjithë territorin shqiptar. Kemi një maksimum rreth 32 gradë celcius në një pjesë të mirë të qyteteve të shtrirjes perëndimore të vendit.
Advertisements
Por edhe në zonat malore sot priten temperaturat deri në 27 gradë celcius. Temperatura këto mjaft të larta për fillimin e vjeshtës.Përsa i përket vijës bregdetare është diçka më freskët se në brendësi të territorit. 28-30 gradë celcius, paraqitet diçka më ngrohët bregdeti.
Advertisements
Nga dita e premte vranësirat bëhen më të dukshme. Do të ketë prezencë të pakta të reshjeve të shiut. Kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ndërsa është dita e shtunë ajo që sjell prezencën e reshjeve thuajse në të gjithë territorin. Por kryesisht do të jenë të fokusuara në veri dhe në zonat qëndrore, shumë më pak në jug të vendit, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
E diela në orët e para të ditës mund të mbetet me prezencë të pakët të reshjeve, kryesisht në zonat jug-lindore dhe lindore, por e diela pasdite kthjellon kushtet e motit, kthjellime të cilat do të na shoqërojnë edhe javën e ardhshme.
Temperaturat do vazhdojnë të rriten në vijim. Kemi 34-35 gjatë ditës së premte, por prezenca e vranësirave dhe reshjet gjatë fundjavës, pritet 2-3 gradë rënie në vlerat maksimale, ndërsa vlerat minimale mbeten rreth 13-14 gradë celcius.