Ethet e Botërorit kanë nisur të shtohen dhe po ashtu edhe surprizat. Për të komentuar mbi paraqitjen e tyre dhe çfarë pritet të shohim në ditët në vazhdim, astrologia Meri Shehu i bashkohet panelit të “Rudina” për të dhënë mendimin e saj bazuar tek yjet. Si fillim, ajo e nis me Holandën duke qenë se ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni është një tifoze e flaktë e saj.
Advertisements
Meri Shehu: Holanda është në shenjën e Demit dhe nuk besoj se është në momentin e vet më pozitiv të paktën nga ana e yjeve. Megjithatë mbështetje të mirë ka sepse deri në datën 20 favorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës. Holanda i bie të jetë në shenjën e Tokës, në shenjën e Demit kështu që do marrë një mbështetje shumë të mirë.
Advertisements
Rudina Magjistari është tifoze e Zvicrës e për çudi, shenja e skuadrës korrespondon edhe me shenjën e moderatores.
Meri Shehu: Zvicra është në shenjën e Virgjëreshës, për saktësinë dhe njihet Zvicra për orat zvicerane, ne e dimë dhe Virgjëreshat janë të sakta. Do ecë mirë megjithëse ka pozicion të madh nga Peshqit në këtë periudhë që skuadrat në shenjën e Peshqve janë Brazili, Portugalia të cilat kanë një favorizim nga yjet.
Mes Portugalisë dhe Zvicrës, Meri Shehu thotë se nga ana e yjeve favorizohet Portugalia.
Meri Shehu: Ka tendenca më të mira Portugalia, jo nga fama por sepse është në shenjën e Peshqve dhe ka një përballje me Virgjëreshën.
Rudina Magjistari: Kemi Spanjën me Marokun, ato si parashikohet?
Meri Shehu: Për Spanjën dhe Marokun, është në shenjën e Shigjetarit Spanja, Marokun nuk e di, për herë të parë e kisha parë si skuadër. Ndoshta fiton dhe Maroku sepse tani, nuk e kam nga yjet, nuk më pëlqeu shumë se s’e kam të qartyë shenjën e Marokut, por që mesa di kemi edhe skuadra shumë impulsive në shenjën e Dashit, Japonia, Anglia dhe Franca në shenjën e Luanit. Këto tre skuadra, dy Dashë dhe një Luan marrin një fuqi dhe një potencë të madhe pas datës 20, por ajo është në datën 18 kështu që deri në datën 18 janë këta Peshqit që sikur marrin revansh.
Sa i përket fitores së Botërorit, të ftuarit kanë secili nga një emër të preferuar. Enkelejda Zeko zgjedh Francën, Nard Ndoka Brazilin ndërsa Edlira Gjoni Anglinë. Astrologia Meri Shehu ka përgjigjen e saj në dy aspekte, atë yjor dhe si tifoze.
Meri Shehu: Unë si astrologe do flas që Peshqit favorizojnë Brazilin, tashmë, por…
Rudina Magjistari: Mendon si astrologe favorizohet Brazili.
Meri Shehu: Pastaj, si profesioniste që merrem pak me sportin që më pëlqen, jam me Anglinë.