Ja kush do arrestohet nga familjarët e Sali Berishës, gazetari Bledi Mane plas “bombën” dhe zbulon lëvizjen e fundit të SPAK që do tronditë “non gratën”

by author

Nëse arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako konsiderohet si goditje e madhe nga SPAK, për shkak se cilësohet “peshk i madh”, në horizont prangat duket se po kërcasin edhe për dy “pitonë” apo “dinozaur” të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha,

Advertisements

Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të cilëve Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket se iu ka rezervuar të njëjtin fat si Dakos. Zoti Malltezi po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për aferën e privativit të ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa deputeti Mediu për tragjedinë e “Gërdecit”. Por këto dosje janë drejt mbylljes dhe mësohet se në ditët në vijim SPAK do të lëshojë urdhër arreste për Mediun dhe Malltezin, për shkak se nga hetimet, rezulton se ata janë përshirë në paligjshmëri.

Advertisements

Ky lajm sensacional është bërë me dije nga gazetari i njohur, Bledi Mane. Ky i fundit teksa ishte i ftuara në një emision në “Top Channel”, ku u diskutua për arrestimin e Vangjush Dakos, paralajmëroi arrestimin e Mediut dhe Malltezit. “Kemi 32 zyrtarë socialist që janë burgosur ose janë me masë arresti, dhe janë 130 të tjerë nën hetim. Por kemi një opozitë që bën zhurmë. Imagjino të arrestonin Berishën dhe Metën do kishin plasur protestat gjithandej. Është e vërtetë ajo që thotë Milaimi për arrestimet e reja. SPAK më duket një qenie lepurush frikacak, që figura e Berishës vijon ta trembë akoma. SPAK nuk ka futur brenda asnjë nga e djathta. Nga e majta ka bërë namin, ndërsa nga e djathta nuk ka arrestuar asnjë. SPAK më duket një institucion shumë frikacak që ka presion mediatik dhe politik.

SPAK po ndjek një filozofi të tillë, që u ngopa me arrestime nga e majta, arrita deri te njerëzit më të afër të Ramës, dhe po përgatit terrenin për arrestime nga e djathta, ku pritet të arrestohet dhëndri i Sali Berishës për aferën e klubit të Partizanit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, deklaroi gazetari Bledi Mane. Por nga e njëjta studio televizive, edhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, gjithashtu bëri një deklaratë të fortë, teksa zbuloi se priten arrestime të reja. “Për t’ju dhënë juve një informacion për të dekonspiruar të nëndheshmet, presim arrestime të reja nga SPAK në Shqipëri dhe do kemi punë tashmë me peshqit e mëdhenj”, deklaroi Zeka. Pra, këto deklaratë, tregojnë qartë se në ditët në vij pritet të ketë valë arrestimesh, ku të rrezikuar kryesorë janë Malltezi dhe Mediu.

Dosja “Partizani”

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash. SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga familja Berisha.

Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’, pra pastrim parash. Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Tragjedia e “Gërdecit”

Ndërkohë SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së “Gërdecit” që ndodhi gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha. Një sërë provash bëjnë përgjegjës Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin, si edhe ish-ministrin Fatmir Mediun, të cilit pak ditë më parë iu komunikua zyrtarisht akuza për ‘Shpërdorim detyre’ nga Prokuroria e Posaçme për tragjedinë e Gërdecit. Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi duket nga faktet se vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda.

Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i “Albademil” Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin. Shkëlzen Berisha kishte lidhje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me të gjithë personazhet që kanë realizuar aferën e Gërdecit. Kishte lidhje me Mihal Delijorgjin që kishte marrë përsipër përgatitjen e terrenit për demontimin e armëve në Gërdec, kishte lidhje përmes ‘vëllait’ të tij Rrahman Selmanllarin, me kompaninë amerikane SAC të Patrik Henrit që ishte kontraktuar për demontimin e armëve, si dhe del në përgjimet e Efraim Diverolit. Kompania “AEY”, blinte municione kineze në Shqipëri dhe u vendoste etiketa të tjera, për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë.

TË NGJASHME