Ja kush është gjyqtarja e hekurt që fundosi Sali Berishën, pritet edhe…

by author

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka e cila firmosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës duke i bllokuar pasaportën është një hap larg shndërrimit në një figurë historike, simbol i drejtësisë së re dhe heroinë e luftës për shembjen e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Gjoka ka evidentuar se në cilësinë e kryeministrit, Sali Berisha ka marrë vendime në konflikt të hapur interesi për ish-kompleksin Partizani, duke sjellë përfitime për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ajo i ka dhënë një goditje tronditëse familjes Berisha. Gjoka shfaqet si një detajiste e përpiktë e fakteve dhe elementëve ligjorë që ndodhen në dosje dhe me forcë arsyetuese që krijon bindje ligjore të plotë. Me vendimin e fundit, ajo mund të konsiderohet si “gijotina” e Gjykatës së Posaçme SPAK dhe një nga gjyqtaret më të guximshme, që u ka kthyer shpresën për të marrë drejtësi të gjithë shqiptarëve.

Advertisements

Detajet nga vendimi i gjykatës

Advertisements

Sipas vendimit të gjykatës, pasi u nxor nga inventari i ushtrisë, trualli i ish-kompleksit “Partizani” ishte ambient sportiv dhe ligjet e ndalonin përdorimin për ndërtim. Por pavarësisht kësaj, në kontratën me nr. 4938 datë 22.05.2006 të lidhur nga trashëgimtarët Begeja të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi dhe nga ana tjetër shoqëria Kontakt sh.p.k. e përfaqësuar nga Fatmir Bektashi, është marrë përsipër ndryshimi i destinacionit të zonës nga sportive në zonë për banim, madje edhe marrja e lejes së ndërtimit dhe e sheshit etj. Në vendimin e gjykatës, thuhet se për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ish pronarëve, kur ato gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi. Por pavarësisht, këtij parashikimi ligjor, rezulton se premtimi i bërë nga Jamarbër Malltezi në kontratë, është realizuar me vendimin nr. 132 datë 08.06.2006 të kryetarit të KRRT- se, Bashkia Tiranë (nr. 277 prot date 28.06.2006), ku është vendosur ndër të tjera që, të miratohet kërkesa për ndryshim të destinacionit për zonën Rruga “Frosina Plaku” dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive në zonë banimi. Me vendimin nr. 4 datë 21.11.2006 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë përfshihet dhe zona me sipërfaqe 0.7 ha në Rrugën “Frosina Plaku” e cila ndryshohet nga “zone sportive” në “zonë banimi”. Ky vendim është firmosur nga Kryetari i KRRT-së Z. Sali Berisha. Sipas aktit të ekspertimit, të kryer nga topografi, zona për banim, ndodhet brenda Klubit shumësportesh Partizani, në kufirin jug perëndimor të tij, brenda sipërfaqes së njohur dhe më pas kthyer familjes Begeja. “Siç lehtësisht mund të konstatohet, ky është një ndër veprimet e para të ish Kryeministrit të kohës, shtetasit Sali Berisha, ku mund të evidentohet qartësisht konflikti i interesit (shih ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005), pasi si vjehrri i shtetasit Jamarbër Malltezi, ai ndërmerr veprime për ndryshim destinacioni nga zonë sportive në zonë banimi, pikërisht në territore në të cilat marrin jete dhe zhvillohen një tërësi ndërtimesh të kryera nga shoqëria Kontakt sh.p.k., e cila siç rezultoi në vijim, është një bashkëpuntore e ngushtë me shoqërinë Homeplan sh.p.k. ku ortak në këtë të fundit është shtetasi Jamarbër Malltezi.”

“Fati” i Shkëlzenit në duart e Irena Gjokës

Jo vetëm kjo, por gjyqtarja Irena Gjoka mund të tronditë edhe më shumë familjen Berisha, pasi ajo ka në duart e saj dhe “fatin” e Shkëlzen Berishës. Në muajin shkurt të vitit 2023, shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) zgjodhi gjyqtaren Irena Gjoka për dosjen e Gërdecit. Gjoka hyri në këtë gjykim pas largimit të gjyqtarit Erjon Çela, i cili dha dorëheqjen për shkak të gjykimit njëherë të këtij rasti. Hetimet po zhvillohen për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me rolin e kompanive Edvin dhe AEY që dyshohet se kanë dërguar në SHBA me paketim e çmime të ndryshuara, fishekët që duhej të ishin demontuar në Gërdec. Në këtë hetim me letër-porositë që ka çuar SPAK në SHBA ku vetë Altin Dumani konfirmoni se po bashkëpunon ngushtë me amerikanët mund të zbulohet dhe roli i Shkëlzen Berishës. Në fund do të jetë Irena Gjoka që do të hedhë firmën për arrestimin tjetër të “shekullit”.

TË NGJASHME