Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv ka dhënë informacione të reja në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj.
Advertisements
Klodiana Lala: Një person brenda burgjeve ka vënë në alarm Policinë.
Advertisements
Ervis Martinaj është i shpallur në kërkim. Unë mendoj se të dy opsionet qëndrojnë.
Jam e ndarë në mes. Por di që ky aksion është i vonuar. Nga informacionet që unë kam nga Prokuroria e Kurbinit, Faik Martinaj ka shkuar për të kërkuar informacion për hetimet por nuk ka asgjë të re. Jeton Lami nuk ka dhënë asnjë të dhënë në rrugë zyrtare. Përveç bisedës që ka pasur me Gledis Nano. Konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.
Ai është çelësi i vetëm për të shkuar tek Ervis Martinaj.
Ka pasur disa të shoqëruar që kanë lidhje me Martinaj, disa janë lënë të lirë për strategji hetimi, një tjetër është lënë në “arrest shtëpie”. Kjo është një histori që do të vazhdojë shumë gjatë. Autoritetet janë shumë larg zbulimit të të vërtetës.