Java nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani zbulon kthesën e madhe të motit: Duke filluar nga e marta…

by author

Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje shiu. Edhe e marta parashikohet me shi kryesisht në zonat jugore. Meteorologu Hakil Osmani thotë se kushtet e motit do të përmirësohen nga e mërkura, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash por do të ketë edhe momente me pika shiu, kryesisht në zonat malore.

Advertisements

Sa i përket temperaturave të ajrit, do të kemi temperatura tipike vjeshte që arrijnë deri në 28 gradë. Ndërsa nga e marta dhe në vijim, siç u shpreh meteorologu, pritet që të kemi një rritje të ndjeshme të tyre deri në 30 gradë. Edhe vendet e rajonit këto ditë do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Advertisements

“Java ka nisur në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat gjenerojnë herë pas here reshje shiu edhe në formën e rrebesheve në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme por orët e pasdites dhe kryesisht mbrëmja, sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat veriore dhe më pas gradualisht në zonat qendrore. Zonat jugore do të mbeten në mbizotërimin e reshjeve të shiut gjatë natës vonë por edhe gjatë ditës së martë pritet që herë pas here të kemi momente me pika shiu në zonat juglindore dhe në skajin jugor.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që të kemi edhe intervale me kthjellime por mbeten vranësira të shpeshta në zonat malore, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, kanë pasur një rënie të ndjeshme sot, duke bërë që në qytetet e zonave malore të regjistrojnë 11 gradë celcius ndërsa në mesditë do të kemi temperatura tipike vjeshte me maksimume jo më shumë se 28 gradë.

Nga e marta dhe në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave, duke bërë që maksimumet në rang territori të rriten në vlerat 30 gradë celcius. Sa i përket vendeve të rajonit, do të mbeten nën mbizotërimin e reshjeve të shiut, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. E nesërmja pritet të sjellë përmirësim të kushteve të motit. Në Kosovë, edhe pjesa tjetër e javës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash”, u shpreh Osmani.

TË NGJASHME