“Jess jeton brenda nesh…”/ U vra nga babai në Itali, shokët e klasës mesazh rrëqethës për 16-vjeçaren shqiptare

by author

Mediat italiane vijojnë të shkruajnë çdo ditë për tragjedinë e ndodhur në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj i mori jetën vajzës së tij dhe një shtetasi itaian, dhe la të plagosur rëndë gruan e tij.

Advertisements

Në shkollën e të miturës që ndërroi jetë, shokët e klasës kanë zgjehdur tak ujtojnë me një pankartë e vendosur në hyrje të godinës.

Advertisements

“Jess jeton brenda nesh, përgjithmonë 3A”- shkruhej në pankartën e dedikuar Xhesikës 16-vjeçare.

Nga ana tjetër, edhe kryebashkiaku i Foggias ka përcjellë një mesazh publik me mjaft domethënie jo vetëm për komunitetin në të cilin jetojnë, por për këdo që ka në telefonin e tij pamje që lëndojnë familjet e dy viktimave. Ai i bëri thirrje komunitetit që drejton që të mos jenë indiferentë ndaj një tragjedia kaq të rëndë, si dhe të respektohen familjet e viktimave duke fshirë imazhet që janë shpërndarë pas atij akti horror.

Taulant Malaj, me banim në Torremaggiore, në provincën e Foggia-s, vrau për xhelozi 51-vjeçarin Massimo De Santis, tregtar dhe më pas me të njëjtën thikë kuzhine qëlloi mbi vajzën e tij 16-vjeçare Gessica, e cila hyri mes tij dhe të ëmës për të mbrojtur këtë të fundit.

Edhe gruaja përfundoi e plagosur rëndë, por autori nuk i mori jetën, pasi deklaroi se donte që ajo të vuante. Sikur të mos mjaftonte gjithçka, Taulanti e filmoi gjithë skenën e krimit duke e shpërndarë tek miqtë e tij.

Familja kishte dhe një djalë 6-vjeçar, i cili pa gjithë krimin, por shpëtoi pa lëndime pasi u fsheh teksa babai vriste motrën dhe dhunonte nënën e tij.

TË NGJASHME