‘Ju kam dhënë ekstra stres’/ Tha se u operua për kancerin në gji, rrëqeth banorja e BB-Vip

by author

Banorja e shtëpisë më të njohur në Shqipëri BBV, njëherësh dhe këngëtarja në Kosovë Nita u ka rrëfyer ditën e sotme banorëve të tjerë betejën e sa me kancerin në gji.

Advertisements

Një ditë më parë, Nita u ka treguar banorëve të “Big Brother VIP2” se vitin e kaluar ka kryer një operacion pasi kishte kancer në gji. Por pas futjes së saj në shtëpi i janë rikthyer disa prej shqetësimeve, ku pas kontrolleve të nevojshme gjithçka ka rezultuar ok.

Advertisements

Gjatë spektaklit të ditës së sotme, këngëtarja nga Kosova ka zbuluar arsyen se pse vendosi ta tregonte këtë histori.

“Fillimisht ju falënderoj për kujdesin që keni treguar ndaj meje. Ka qenë e papritur për mua, por mos të harroj që është gjithmonë. Çdo shqetësim i vogël reagoj.

Më vjen keq dhe jam e sigurt që ju kam dhënë ekstra stres, sepse e di sa e vështirë është këtu. Ju kërkoj falje të gjithëve.
Në momentin që pata frikë, kontrolloja gjirin dhe Diola e vuri re. Vendosa ta ndaj me Diolën, e dija se njerëzit jashtë e kanë marrë vesh.

Kur pashë dritën jeshile nga doktoresha, u ktheva në shtëpi për të ndarë një lajm të mirë me ta. Ndoshta nuk gjeta një empati.

Luizi ka qenë një nga personat që ka qenë direkt me mua. Por reagimi i menjëhershëm. I kuptoj të gjitha, mendimet ndryshe, mendimet që ke thënë për vëmendje.

Një gjë e tillë më penalizon, ashtu siç e tha Olta. Unë isha shumë e lumtur gjatë kohës që po kthehesha në shtëpi”.

TË NGJASHME