Juve, dëgjoje Allegrin: “Është e gjitha matematikë, titulli i pamundur”

by author

Triumfi 0-1 në transfertë përballë Fiorentines është një rezultat pozitiv që i jep Juves një bonus të rëndësishëm në ndeshjen e kthimit:

Advertisements

“Duhet ti bëjmë komplimente Fiorentines, zhvilloi një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje e bllokuar, në pjesën e parë rrezikuam jo pak, me dy kundërsulme të tyre, por skuadra rezistoi mirë në fushë. Të fitosh këtu nuk është e lehtë, skuadra tregoi shenja maturie”, u shpreh Allegri duke u ndalur më pas tek gara për titull në Serie A:

Advertisements

“A është titulli i pamundur?

Absolutisht po. Kuota për tu shpallur kampion është 84-85 pikë, mendoj se vetëm një nga tre ekipet e para mund ta arrijë duke parë kalendarin. Është shumë e thjeshtë, është e gjitha matematikë. Këtë pyetje duhet t’ia bëni tre ekipeve të para, jo mua.

Ne jemi larg, duhet ti fitojmë të gjithë ndeshjet dhe kjo më duket shumë e vështirë, mos u shqetësoni”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp.

TË NGJASHME

Leave a Comment