“Ne jemi ushtarët e kombit” – Jasir Asani me postim motivues para sfidës me Çekinë, ka një premtim për tifozët

by author

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, në prag të ndeshjes vendimtare me Çekinë në kualifikimet për Euro 2024 ka publikuar një postim me fjalë motivuese.

Advertisements

Asani që fitoi zemrat e tifozëve me eurogolat e tij për Shqipërinë, ka bërë edhe një premtim të madh për këta të fundit, shkruan lajmi.net.

Advertisements

“Ne jemi ushtarët e këtij kombi. Nëpërmjet futbollit dhe luftës tonë për flamurin më të shenjtë, derdhim djersë vetëm që ju të ndiheni krenar me ne. Jua premtojmë, ky nuk është fundi, ne sapo filluam” – ka shkruar Asani, duke publikuar edhe një video.

Asani realizoi një supergol në fitoren 2:0 të Shqipërisë kundër Polonisë në Tiranë në muajin shtator.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut është ftuar sërish nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kujtojmë se Shqipëria në muajin tetor do të përballet më 12 tetor me Çekinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, në Tiranë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan miqësore me Bullgarinë, po ashtu në shtëpi./Lajmi.net/

TË NGJASHME