Pasuria e babait duket se nuk i jep qëllimet që ai ka në jetë. Álexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë, por askush nuk e njeh pasi ai jeton më qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës për 500 dollarë në muaj dhe përdor metro për të shkuar në punë çdo ditë.
Advertisements
“Unë ha, jetoj dhe vishem me gjithçka që fitoj vetë”, tha Fridman, 19 vjeç, babai i të cilit, Mikhail Fridman, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.
Advertisements
Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër. Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development’.Edhe pse nuk ka përfituar financiarisht nga babai i tij ai ka përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.
“SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.
Fridman nuk e sheh atë në atë mënyrë, duke thënë se menaxherët nuk do të vendosin mallra në rafte vetëm, sepse ai është djali i pronarit.