Ka dhënë shumë për artin shqiptar/ Artisti Sotiraq Bratko merr pensionin qesharak: mezi mban shpirtin me ato para
Advertisements
Aktori i mirënjohur shqiptar, Sotiraq Bratko është një ndKar emrat më të dashur për publikun shqiptar, i cili ka luajtur me dhjetëra role në filmat shqiptarë që vijojnë të shihen edhe në ditët e sotme.
Advertisements
Bratko, aktori i njohur ndryshe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, ka dalë në pension.
Në një kohë që është një personazh i cili ka një karrierë mjaft të suksesshme, problemi qëndron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit.
Pensioni që i është ofruar nga qeveria është 131 mijë lekë të vjetra, pavarësisht se ai ka kontribuuar shumë për artin shqiptar dhe ka dhënë shpirtin e tij në skenë.
“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!
Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI… dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI,
me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh… I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!