“Ka qenë e detyruar nga dikush”- Massimiliano Varrese zbërthen letrën që shqiptarja u dërgoi banorëve në “BB Italia” pasi u largua me bujë

by author

Pas daljes vullnetare nga Big Brother, shqiptarja Heidi Baci i shkroi një letër ish-banorëve, ku shpjegonte arsyet që e shtynë të largohej. Por, Massimiliano Varrese vuri re diçka të çuditshme në dorëshkrimin e saj.

Advertisements

“Ka qenë e detyruar nga dikush”- Massimiliano Varrese zbërthen letrën që shqiptarja u dërgoi banorëve në “BB Italia” pasi u largua me bujë: Vura re se…
Pas daljes vullnetare nga Big Brother, shqiptarja Heidi Baci i shkroi një letër ish-banorëve, ku shpjegonte arsyet që e shtynë të largohej. Por, Massimiliano Varrese vuri re diçka të çuditshme në dorëshkrimin e saj.

Advertisements

Sipas tij, letra nuk është shkruar me dëshirën e saj, por ai thotë se ajo ka qenë e detyruar nga dikush.

“Kam vëzhguar shkrimin e dorës dhe vura re një shkrim dore të lëkundur , i detyruar që shkonte majtas dhe jo përpara, kështu që është një person që tërhiqet, për mendimin tim e ka shkruar në një moment të emocionuar ose nuk ka mundur ta shkruajë ashtu siç do të donte”, ka thënë ai.

Po çfarë përmbante letra e Heidit?

“Përshëndetje, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua”, shkruan ajo.

Heidi Baci vendosi ta braktisë Tv Shoë-n, pas një takimi me të atin i cili shprehu zhgënjimin për marrëdhënien e saj me aktorin, Massimiliano Varrese.

I pyetur se si ndihet duke e parë Heidin nga një tjetër pozicion, babai i saj u shpreh mjaft i zhgënjyer.

I shkatërruar, mami nuk të shikon më”, tha ai.

TË NGJASHME