“Ka qenë yll, e skalitur nga Zoti”, Frederik Ndoci zbulon momentin kur ka parë për herë të parë bashkëshorten e Fatos Nanos

by author

Artisti i madh Frederik Ndoci ka ardhur së fundmi në një intervistë ndryshe nga ato të dhëna më herët. Duke kënduar dhe duke rrëfyer këngëtari ka zbuluar disa episode nga jeta e tij që shumë prej fansave nuk ishin në dijeni.

Advertisements

Teksa këndoi këngën “Sytë e tu”, Ndoci rrëfeu se modelja të cilën e kishte marrë në klipin e kësaj këngë ka qenë pikërisht bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano.

Advertisements

Ai ka treguar momentin kur e ka parë Xhoanën për të cilën tha se ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.

“Në 1989 e kam bërë këtë këngën. Kënga e parë vidioklip dhe ka qenë bukuroshe e asaj kohe Xhoana Nano. Ka qenë nëj fëmijë i jashtëzakonshme.

Ajo ka qenë yll. Atëhere ka qenë e skalitur. Më çuan në disa shkolla të mesme dhe kur e pamë këtë thash “A është njeri ky?”, tha ai.

TË NGJASHME