Kandidatja e primareve të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja premton shembjen e një sërë kullave dhe ndërtesave të tjera në Tiranë.
Advertisements
Kalaja tha se objekti i parë që do të shembë, nëse bëhet kryetare e Bashkisë së Tiranës, është shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Advertisements
Sipas saj, shtëpia e kryeministrit Rama është ndërtuar mbi një pronë të marrë me forcë.
“Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel.
Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e marrë me forcë. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata.
Unë kam prova. Ka filluar edhe një proces gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit”, tha Kalaja në emisionin “Të Paekspozuarit”.