Kaloi ditët e qëndrimit në Greqi/ 46 vjeçari tenton të korruptojë policin në doganën e Kapshticës me shumën e pabesueshme

by author

Një 46 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, i cili tentoi të korruptonte me 20 euro punonjësin e policisë në doganën e Kapshticës.

Advertisements

Në një njoftim për media, policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.C kishte lënë brenda pasaportës 20 euro për të shmangur kontrollin e dokumenteve.

Advertisements

Kapshticë/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë Kufitare, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.

Goditet dhe 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument identifikimi me vula të falsifikuara.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt, konkretisht

Shtetasi I. C., 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit L. F., 35 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për shtetasin L. F., për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME