Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është zyrtari më i lartë i Shqipërisë që ka punë me drejtësinë, por që ka zgjedhur të mos përballet.
Advertisements
Deputeti socialist është arratisur në Angli. Të paktën kështu tha avokati i tij, Henrik Ligori një ditë më parë, pak orë pasi Kuvendi miratoi autorizimin duke i dhënë leje SPAK-ut që ta arrestojë.
Advertisements
Por cilët janë skenarët?
“Do kthehem kur të ndriçohet e vërteta”-tha Arben Ahmetaj. Por si do të fshihet deri atëherë nëse ajo ditë vjen?
Pak ditë më parë “Zëri i Amerikës” tha se telefoni i tij kishte pulsuar në Kanada, një shtet që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.
Avokati tha se është në Angli. Shqipëria ka marrëveshje me Londrën nëse Ahmetaj arrestohet kur të shpallet në kërkim.
Por si do të veprojë?
Rruga e vetme është azili politik sikur ndodhi me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla që u strehu në Itali pas dënimit nga Gjykata e Posaçme. Nëse kërkon azil, duhet të jetë voluminoze që të bindë britanikët.
Cilat janë provat nëse kërkon azil?
Ish-bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës në 9 vite qeverisje dje zbuloi një pjesë të atyre që mund të përdorë për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë në Shqipëri. Ai tha se është kërcënuar dhe për këtë ka mesazhe dhe audio. “Dikush më tha “të duan në burg vëlla”.
Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje…Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë” tha Ahmetaj.
Deri atëherë nëse ndodh, një gjë është e sigurt, kjo që kemi parë është vetëm maja e ajsbergut…
/5pyetjet.al