Kapriçot e motit gjatë kësaj jave/ Do përballeni me shi, rrebeshe dhe kthjellime, ja dita

by author

Java ka nisur me dominimin e vranësirave të shpeshta gjatë ditës së sotme, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Advertisements

Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani, pritet që të ketë shtim të vranësirave në orët e mbrëmjes që do të sjellin dhe reshje shiu, si fillim në zonat veri-perëndimore, por në orët e vona të natës dhe mëngjesit e ditës së martës parashikohet që reshjet të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Advertisements

Pritet që reshjet e shiut herë pas herë të jenë në formën e rrebesheve në zonat veri-lindore. Edhe në skajin jugor pritet të kemi herë pas here rrebeshe afatshkurtra shiu.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, por në zonat malore vranësirat mbeten prezentë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Pas ditës së premte, e shtuan dhe e diela parashikohen të jenë të dominuara nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.

Pritet që maksimumet ditën e sotme mos shkojnë më shumë se 26 gradë celcius, por si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së martë, pritet që të kemi një rëniet të ndjeshme të temperaturave duke bërë që ato të zbresin edhe në 23 gradë celcius.

Nga dita e mërkurë dhe në vijim presim rritje graduale të temperaturave duke bërë që deri në fundjavë ato të ngjiten deri në 27 gradë celcius.

Gjatë kësaj fillim jave do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu, kryesisht në Kosovë.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet që moti të jetë më i qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit parashikohet që në Kosovë të jenë jo më shumë se 22 apo 23 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut parashikohen të ngjiten edhe në 25 gradë.

TË NGJASHME