Pas valës së të nxehtit, Zvicra është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa është rishfaqur edhe bora.
Advertisements
Ditën e djeshme ka rënë borë në resortin e njohur dimëror të Zermattit, në lartësinë 1638 metra. “Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Dje në orën 11.15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.
Advertisements
Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Lumi Rhine është vërshuar në luginën nëpër të cilën rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara, siç raporton agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-ATS.
Reshje të dendura shiu ndodhin edhe në zonat italishtfolëse të Zvicrës, veçanërisht në kantonin Ticino. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër, njofton shërbimi meteorologjik. Në male do të bjerë sërish borë, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar akullnajat zvicerane.
Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekur nga ndryshimet klimatike. Situata në akullnajat përshkruhet si dramatike: midis 2021-2022 ata humbën 6% të vëllimit të tyre.