Këngëtarja e famshme zbulon fytyrën e “Aldo Morning Show”(Foto)

by author

Të gjithë e njohin si zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”. Ndërkohë që shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë.

Advertisements

Aldon Lipe fshihet ngado për të mos e zbuluar fytyrën, por me zhvillimin e teknologjisë e aksesit të lehtë në internet, po e gjen të pamundur.

Advertisements

Së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.

Gjithashtu, edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka qenë e ftuara e ditës së sotme në “ Aldo Morning Show” ka publikuar momentin kur iu bashkua studios lëvizëse së moderatorit, risi kjo e këtij sezoni, si dhe nuk ka nguruar të shprehë emocionet dhe kënaqësinë nga kjo intervistë.

“#AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine”, shkruan Orgesa.

TË NGJASHME