Keni bërë plane për në fundjavë? Prisni pak, zbuloni më parë “surprizat” që ka rezervuar moti

by author

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Advertisements

Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Advertisements

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s, ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

TË NGJASHME