Shqipëria gjatë kësaj jave do dominohet kryesisht me mot të qëndrueshëm. Meteorologu Akil Osmani thotë se dita e martë dhe e enjtja në një pjesë të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa të premten kthjellimet do jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit.
Advertisements
“Dita e hënë dhe dita e martë do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në zonat veriore dhe qendrore duke krijuar mundësi me reshje shiu.
Advertisements
Gjatë ditës së sotme zonat veri-perëndimore dhe gjatë orëve të ,mbrëmjes dhe mëngjrit të martë do jenë prezente reshjet e pakta të shiut. Duke filluar nga pasditja e ditës së martë do kemi përmirësime. Dita e premte do të sjellë intervale të gjatë me kthjellime në ultësirën perëndimore, kurse në zonat malore do ketë vranësira, por nuk priten reshjet”, tha ai.
Temperaturat e ajrit përgjatë javës do të luhaten nga 32-36 gradë Celsius.
“Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do shkojnë 32 gradë, por duke nisur nga e marta do ketë rritje dhe gjatë të premtes do ngjiten në 36 gradë Celsius”, shtoi ai.