‘Kërcasin’ prangat për ish-nënkryetarin e njohur, dyshohet se… (Emri + Foto)

by author

Ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka është arrestuar këtë të premte.

Advertisements

Mujka ka qenë nënkryetar në kohën kur kjo komunë është udhëhequr nga kryetari Agim Bahtiri.

Advertisements

Në pranga ka rënë dhe Hysen Muzliukaj. Të dy janë dërguar në paraburgim për 24 orë.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se Mujka dhe Muzliukaj, në cilësi të personave zyrtarë, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimeve pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Me këto veprime, ata dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

“Po ashtu, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M dhe H.M. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro“, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME