Një kompani ka bërë thirrje publike për vende të lira pune si inxhinierë mekanikë projektues, dizajner e punëtorë për punë mekanike në zdrukthtari, në kontrollin e cilësisë së produktit apo për pozicione të tjera. Por për momentin nuk ka asnjë përgjigje.
Advertisements
“La Repubblica” raporton se kompania “Antonio Carraro” e specializuar për ndërtimin e traktorëve për bujqësinë e specializuar në zonën e Padovas në Itali nuk po arrin prej disa muajsh që të plotësojë vendet vakante që janë të hapura prej 6 muajsh.
Advertisements
“Jemi një nga tre kompanitë e Venetos me pagat mesatare më të lartë. Minimumi që ofrojmë është 1590 euro. Kemi bërë investime teknologjike të nivelit të lartë që kanë kushtuar 10 milionë euro. Po ndjekim një model fabrike digjitale ku gjithçka është e lidhur dhe nuk nevojiten më punëtorë për zinxhirin e montimit sikurse ka qenë dikur por nevojiten punonjës që janë në gjendje të përdorin dhe të manaxhojnë këtë proces. Tekniku nuk ka nevojë më të bëjë pis duart sepse nuk është në shërbim të makinerisë por është makineria në shërbim të tij” shprehet Liliana Carraro, përgjegjëse e marrëdhënieve me jashtë në kompaninë e cila që prej 1907 prodhon traktorë.
Vetë kompania mendon se arsyeja është më shumë kulturore. “Mbase të rinjtë janë të demoralizuar e kanë një ide të gabuar se çfarë do të thotë të punosh në një kompani metal mekanike. Me sigurisht nuk ka asnjë lidhje mes industrisë dhe universitetit. Bota akademike nuk është e lidhur me shpejtësinë e inovacionit në botën e prodhimit. Por, a e dini se 30% e të papunëve janë ata që janë përjashtuar nga teknologjia?” shprehet përfaqësuesja e kompanisë.
http://www.repubblica.it/cronaca/2017/12/02/news/lavoro_azienda_padovana_cerca_dipendenti_ma_non_li_trova_mancano_le_competenze_-182803912/
Gjithsesi, kompania po bën në përpjekje të re duke i ftuar ata që dëshirojnë të punojnë në këtë kompani që të shkojnë pranë saj me 16 dhjetor 2017 e të njihen me procesin e punës, raporton portali SCAN.
Vendet e lira të punës: http://www.antoniocarraro.it/it/lavora-con-noi/lavora-con-noi