Një telefonues ka kërkuar përmes emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan që të gjejë një grua. 64-vjeçari u shpreh se gruaja e parë e ndau ia mori shtëpinë dhe iku me 3 vajzat e tyre pasi ai pinte raki.
Advertisements
Ai thotë se nëse gjen një grua tjetër, do e lërë pijen, por ka dhe një kusht!
Advertisements
-Jam nga Tirana po shkoj në Durrës në plazh, po jam ndarë nga gruaja. Jam 64 vjeç, gruan e kam 59. Dua një grua 55, 60 vjeç.
Aldo: Po ç’pate o vëlla pse u ndave?
-Po u ndava, ku ta di unë, mori 3 gocat, shtëpinë, katandinë. Po dua një grua që të ketë makinë se jam dhe shofer.
Aldo: Je shofer po s’ke makinë?
-Edhe nja 30 milionë i kam mënjanë.
Aldo: Po sa fëmijë ke mo?
-Kam 3 goca, po janë me të ëmën ato, nuk më duan mua.
Aldo: Po pse mo ça ke bërë ti?
-Bëj gabime unë, pi raki. Aldo ma gjej një njeri të mirë se unë jam i bukur.
Aldo: As se vë në dyshim, ma thuaj një njeri që pi raki dhe si duket vetja i bukur.
-E lë rakinë po mora grua tjetër, po po do bëj festë.
Aldo: Sa pi?
-Pi një dopio, dy dopio, ku më zë rakia mua. Më ndau gruaja, u plak ajo tani e s’ma var mua. Më mori shtëpinë, katandinë, po kam lekë kam. Punoj hidraulik, jam njësh.
Aldo: Po pijen e kemi me sherr apo me të qeshur? Gjithë jetën ke pirë?
-Kam filluar në ’78-ën e llogarite deri më sot.
Aldo: Ke rreth gjys shekulli që pi, shumë mirë.
-Me një kusht që ajo të mos më prishë marrëdhënien me gruan e parë.
Aldo: Aaa ti e dashke dhe kështu..
-Se për zotin e kam si shpirt, e kam si xhan, pavarësish se më ndau në kohë të pleqërisë.
Aldo: Po këtë tjetrën për ca e do?
–Nuk e dua gjë, se ka mbaruar filmi. Po për të më larë e për të më gatuar. Dua unë të fle në mes, njërën në të majtë e tjetrën në të djathtë./tvklan.al