Mediat greke vazhdojnë që që pasqyrojnë lajmin e arrestimit të 28-vjeçarit shqiptar Aurel Kurti nga Korça që akuzohet se mbylli për dy vite gruan brenda duke mos e lejuar që të dilte nga shtëpia dhe e dhunonte.
Advertisements
“E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares” shkruante faqja “Zougla” dy ditë më parë.
Advertisements
Por 28-vjeçari foli nga burgu për televizionin grek “Star” duke rrëzuar akuzat që janë ngritur kundër tij.
“Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit më bëri… disi sepse donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte.
Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se donte të largoheshim” tha 28-vjeçari.
Duke iu referuar fëmijës së tij 2.5 vjeç, ai tha: “Më interesoj vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”.
Për ngjarjen ka folur edhe fqinja e cila ka shkuar në shtëpi kur ka dëgjuar britmat e 22-vjeçaes dhe ka njoftuar policinë. Ajo deklaroi se është sulmuar nga 28-vjeçari.
“Nuk e kishim parë kurrë vajzën dhe fëmijën. Dëgjuam britma dhe thamë se po e vriste. Shkova në shtëpi, trokita në derë dhe fillova të bërtas që të hapej.
Ai doli nga dera dhe filloi të më shtynte” tha gruaja dhe shtoi “Pashë vajzën dhe foshnjën nën krevat duke qarë. Fatmirësisht në atë kohë erdhi policia” tha ajo. Kjo ngjarja ka shkaktuar konflikt edhe te krushqit në Shqipëri.