Vetëm pak ditë na ndajnë nga festa e Vitit të Ri dhe tashmë të gjithë kemi filluar përgatitjet. Mirëpo nëse po kërkoni recetën e bakllavasë më të shijshme që keni provuar ndonjëherë ua sjellim ne.
Advertisements
Përbërësit: 1 kg miell, 7 vezë (4 të plota dhe 3 vetëm të verdhat), 1 gotë uji me vaj, 1 gotë uji me kos, Lëng limoni 600 gram gjalpë për lyerjen e bakllavasë, 750 gram arra të qëruara, Niseshte për hajen e petëve
Advertisements
Përbërësit e sherbetit:
1.5 kg sheqer
½ limon (lëngun)
1 litër ujë
UDHËZIMET
1-Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
2-Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.
3-I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte.
4-Pasi i mbarojmë së hapuri të gjitha dhe i kemi vendosur mbi njëra-tjetrën.
5-Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj.
6-Më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).
7-Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.
8-Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim në formë ylli (jo feta shumë të mëdha) dhe e lyejmë me gjalpë.
9-Tepsinë që kemi e fusim në furrë.
10-Në fillim temperatura duhet të jetë 150? dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 120?.
11-Proçesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4- 4.5 orë me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.
12-Përgatitja e sherbetit:
13-Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin dhe e vendosim të ziejë derisa të trashet sherbeti (e provojmë tek thoi i madh i dorës dhe nëse qëndron sumbull është gati).
14-Sherbeti nuk hidhet direkt nga zjarri. Atë duhet ta lemë 5 minuta pastaj ia hedhim. Bakllavaja duhet të jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.