Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massachusetts, SHBA.
Advertisements
Lindsey Clancy akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Së fundmi, janë zbardhur edhe detaje shokuese në lidhje me vrasjen e trefishtë.
Advertisements
Gruaja dyshohet se përdori një litar palestre për të mbytur tre fëmijët e saj, Cora 5 vjeç, Dawson 5 dhe Galan 8 muajshe brenda shtëpisë së tyre.
Autoritetet kanë kërkuar akses në pajisjet elektronike të Clancy, duke përfshirë celularin, tabletin dhe laptopët e saj.
Avokati thotë se Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe u përpoq të vriste veten pasi mbyti tre fëmijët e saj.
Në shënimet e saj u gjet një listë me medikamente dhe mendime të shkruara që flisnin për vetëvrasje.
Clancy, e cila punonte si infermiere, ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik dhe të enjten do të dalë para Gjykatës./Albeu.com
Mass. mom Lindsay Clancy researched ‘ways to kill’ before allegedly murdering 3 kids: reports https://t.co/8SDsO4tgfK pic.twitter.com/Pv0FGPFcUb
— New York Post (@nypost) October 25, 2023