Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rufc i ri në Lipjan të Kosovës ku babai ka vrarë të birin e gruan e më pas veten.
Advertisements
Ende nuk dihen rrethanat e krimit së rëndë teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit pas marrjes së njoftimit ka gjetur tre trupat e pajetë brenda në banesë
Advertisements
Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen, deklaruan nga Policia për mediat e Kosovës.