Krim i rëndë në një familje në Itali. Burri ther gruan, më pas var veten.
Advertisements
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Fontanelle, një periferi e Agrigento.
Advertisements
Gruaja 45-vjeçare është gjetur e prerë në fyt, ndërsa burri, një 47-vjeçar është vetëvarur.
Po vijojnë hetimet për të rindërtuar atë që ka ndodhur.
Burri, sipas policisë, duket se prej disa muajsh vuante nga depresioni i rëndë:
kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe ishte në mjekim.
Gruaja e tij, me punën e saj në një dyqan, mundi të përballonte shpenzimet e familjes.
Por situata ishte shumë e ndërlikuar.
Djali i çiftit ka lajmëruar policinë i alarmuar pasi asnjëri prind nuk po përgjigjej në telefon.
I riu shkoi në shtëpi për të kontrolluar duke bërë zbulimin dramatik.