Krimi i rëndë në familje në Përmet, dyshohet se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie, s’ishte dakord që shtëpia t’i kalonte

by author

Pushimet e shndërruara në mort ka tronditur të gjithë opinionin publik, fqinj e të afërm të familjes Muçollari. Një ditë pas lajmit tronditës se 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje. Teksa pyeten nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar. Ndërkohë, Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas. Ai u shpreh se meriton të ndëshkohet.

Advertisements

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, mësohet të ketë thënë Albi Muhollari. Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë. Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital. “Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit. E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin. Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë”, thanë fqinjët për mediat.

Versioni i mjekut neurolog

Por pas njohjes me këto akuza, mjeku neurolog Kiço Stefanidhi reagoi duke thënë se dy ditë para ngjarjes, të riut I është dhënë trajtimi i nevojshëm dhe se ai nuk ishte agresiv, por kishte një çrregullim humori. Kësisoj, mjeku tregoi se i dhanë vetëm qetësues dhe e trajtuan si rast rutinë. Për më tepër, dy prindërit në momentin që e çuan në urgjencë, sipas mjekut, nuk e sqaruan dhe as nuk i sollën një dokumentacion që dëshmonte se Aldo Muhollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pista e dytë e hetimit

Ndërkohë grupi hetimor po verifikon një tjetër pistë që lidhet me trashëgiminë e pronësisë nga prindërit tek një pjesëtar tjetër i familjes. Dyshohet se prindërit, i kanë kaluar pa dijeninë e djalit, njërës prej vajzave banesën tre kateshe ku ndodhi krimi.

Dinamika e ngjarjes

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej.

Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut. Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një debat që përfundoi në tragjedi. Ndërkohë, spitali i Përmetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë këtij të fundit që të qetësohej sipas korrespondentit të Report Tv, Piro Nase.

TË NGJASHME