Krimi në familje, ja postimet e fundit në rrjetet sociale të shqiptares që u vra nga burri në Itali

by author

Krimi ka goditur një familje shqiptare në Firence, ku një 35-vjeçare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

Advertisements

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve që sipas informacioneve nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por kishin pasur probleme.

Advertisements

Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë,’ – shkruante ajo krah një postimi në Instagram më 17 shtator.

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre,” – thuhej në një postim tjetër, ndërkohë që shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi,” – shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

TË NGJASHME