Greqia është tronditur nga një krim makabër, ku për pasojë ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrante nga Polonia, 27 vjeç.
Advertisements
E reja rezultonte e zhdukur që prej një jave, ndërsa dje autoritetet greke gjetën trupin e saj të pajetë në gjendje dekompozimi fillestar,
Advertisements
të braktisur në një vend të shkretë, poshtë një peme, të mbështjellë me qese plastike nga mesi e lartë, nga mesi e poshtë lakuriq dhe të mbuluar me çarçaf, degë dhe bar.
Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se e reja me emrin Anasatazia është mbytur, shkruan CNN Grek.
Një emigrant nga Bangladeshi duke se është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e Anastazias, pasi ai ka qenë personi i fundit me të cilin e ndjera është takuar para se të zhdukej dhe se trupi i saj u gjet vetëm një kilometër nga banesa e emigrantit nga Bangladeshi, i cili është arrestuar.
Kujtojmë se gjurmët e vajzës, e cila punonte në një hotel në ishullin Ko, humbën mbrëmjen e së hënës, ndërsa të nesërmen partneri e raportoi të zhdukur