Kryemadhi: Berisha nuk e rruajti fare për shantazhe, ai është dashi me brirë i Opozitës!

by author

– Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e konsideron kryedemokratin Sali Berisha, si liderin e Opozitës.

Advertisements

E ftuar në “Now”, Kryemadhi tha se Berisha është dashi me brirë që udhëheq kopenë, në këtë rast, Opozitën.

Advertisements

Ajo tha më tej se si lider të sajin ndjen Ilir Metën, por duke qenë se ky i fundit ka bërë marrëveshje me Berishën, e respekton si udhëheqës të Opozitës.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Lideri i Opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.

Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. Ai na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi.

TË NGJASHME