Arrestimi i Arben Ahmetajt është kërkuar që ditën e premte, më 7 Korrik 2023 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar”, ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala.
Advertisements
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala tregon me detaje disa të dhëna nga dosja hetimore e Arben Ahmetajt.
Advertisements
Klodiana Lala: SPAK i është drejtuar ditën e premte Kuvendit me kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ahmetajt që në datën 7 Korrik.
Ja, u tradhtua ditën e sotme një burim dhe na sinjalizoi kështu si padashje. Ditën e premte është kërkuar autorizim për arrestimin e Ahmetajt, si dhe kontroll personal dhe kontroll banese. Ditën e sotme jemi sinjalizuar ne gazetarët.
Në rastin e korrupsionit pasiv, Ahmetaj bashkë me ish-bashkëshorten e tij kanë bërë shitjen e pasurive në mënyrë fiktive, 2 apartamente në Selitë dhe 2 të tjera dhe kanë përfituar nga bosët e inceneratorëve shumën 491 mijë Eurosh, pagesat janë kryer nga bosët e inceneratorëve. Sipas SPAK, këto pasuri janë shitur në mënyrë fiktive në emra të personave të dytë dhe të tretë. SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme përmes shitjes së pronave të patundshme.
Gazetarja Lala, referuar dosjes hetimore të SPAK, thotë se sipas Prokurorisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë tek inceneratorët, por ka bërë të mundur që procedurat në kundërshtim me ligjin të përfundoheshin në favor të Zotos dhe Mërtirit.
Klodiana Lala: Në vitin 2022 është ndarë më vete një procedim për Ahmetajn. SPAK ka regjistuar fillimisht akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ahmetaj ka rezultuar që nuk ka pasur rol tek inceneratorët. SPAK thotë se nuk është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, por ka ngritur një sërë faktesh që ai ka bërë të mundur sigurimin që këto procedura të përfundoheshin me sukses në favor të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Lala thotë se sipas avokatit të Ahmetajt, ky i fundit ndodhet në Shqipëri, megjithëse një fakt të tillë nuk e ka të vërtetuar.
Avokati i tij, ka deklaruar që Ahmetaj është në Shqipëri, por zyrtarisht nuk ka, arritur që ta konfirmoj”, shprehet Lala